Seven Seas Gravel Select Kemer
Explore Tours
-
Pozita:
Hoteli është i vendosur në qendër të Kemerit, 55km nga aeroporti i Antalisë.
-
Vendosja:
Numri total i dhomave 332 dhoma në ndërtesën kryesore dhe në zonën e kopshtit. Dhoma Standarde Ndërtesa kryesore (26-31m², një dhomë gjumi, një banjo, max.2 + 1pax), Suit familjar (42- 51m², ndodhet në ndërtesën kryesore në anën e përparme, dy dhoma gjumi me derë lidhëse, një banjo, max.4 pax), dhoma standarde Kopshti (20-23m², ndodhet në kopsht, një dhomë gjumi, një banjo, max.2pax), dhoma kopshti të mëdha (32 – 33m², që ndodhen në kopsht, një dhomë më të madhe me krevat francez dhe dy divan, një banjo, max.3+1pax) Dhoma familjare në kopsht (34 – 39m², një dhomë gjumi me krevat francez, një sallon me dy krevate divan me derë në mes, një banjo, max.4pax). Të gjitha dhomat kanë banjo private me vaske ose dush, tharëse flokësh, sistem qendror me ajër të kondicionuar në ndërtesën kryesore dhe të ndarë në blloqe në kopsht, telefon me dalje direkte, mini bar (ujë, pije të freskëta rimbushur çdo ditë), kettle, kafe dhe çaj, kasafortë, dysheme qilim, TV satelitor LCD dhe ballkon.
-
Shërbimi:
Ultra all inclusive – bufe e hapur me mëngjes, mëngjesë i vonshëm, 24 orë ushqim dhe pije shërbimi, drekë, meze të pasdites, darkë, snacks natën vonë. Të gjitha pije alkoolike dhe joalkoolike lokale dhe të disa importuara, lëng frutash të freskëta gjatë mëngjesit, dietale dhe qoshe të ushqimit të shëndetshëm në restorantin kryesor, byfe për fëmijë, akullore gjatë ditës, Restorantet A’la Carte janë me rezervim paraprak dhe një herë gjatë qëndrimit. Nuk përfshihen: Pijet premium të importuara, VSOP konjak, lengjë të freskta (perpos mëngjesit) vera të veçanta të importuara dhe lokale, të gjitha pije në shishe.
-
Përmbajtja:
Restoranti kryesor me bufe dhe shërbim të hapur, restorante A’la Carte – Firenze (kuzhina italiane), Cakil (restoranti i ushqimit të detit), Luanshi (restorant “Far-East”), A’la Turca (kuzhina turke), Sushi Lounge, bare rreth kompleksit të hotelit. Shërbimi mjekësor, babysitting, lavanderi, telefon, faks, internet, lojëra kompjuterike, floktari, Rent a Car , dyqanet janë me pagesë.
-
Plazhi:
Plazhi privat i hotelit – guralec dhe rërë, shtretër dielli, çadra dielli, peshqir plazhi janë pa pagesë.
-
Sporti dhe Argëtimi:
Pishinë e jashtme dhe e brendshme për të rritur dhe fëmijë, reshqitëse në ujë, qendra e fitnesit, sauna, banjë turke, dhomë avulli, Jakuzi, fushë tenisi, voleyboll plazhi, basketboll, pingpong. Me pagesë: Ndriçimi për terenin e tenisit, pajisjet, bowling, biliardo, masazhi, SPA & Wellness qendra, sportet ujore, orë zhytje, lojërat kompjuterike. Argëtime gjatë ditës, lojëra garuese pranë pishinës dhe në plazh, aktivitete sportive, kinema, show programe në mbrëmje. Mini klub për grup mosha të fëmijëve nga 00-12 vjet.