Royal Wings

From

Duration

Tour Type

Explore Tours

  • Pozita:

    Hoteli është i vendosur në regjionin Lara, 15km nga aeroporti i Antalisë dhe 17km nga qendra e qytetit. Hoteli është direkt në plazh.

     

  • Vendosja:

    Hoteli posedon gjithsej 457 dhoma. Standard dhoma superiore (36m²; një dhomë gjumi, një banjë, max.3+1pax), Junior Suita (70m², një dhomë gjumi, një dhomë e ditës, një banjë dhe Jacuzzi në dhomë gjumi me derë në mes, max.4pax),  dhoma Duplex Familjare (48m², duplex, dhoma në katin e sipërm dhe banjë me dush, në katin e poshtëm është një dhomë gjumi me shtretër njësh, një banjë me vaskë, max.4pax), King Suita (80m², dy dhoma gjumi, një dhomë dite, dy banjo, max.4pax) dhe 4 dhoma për përsona me aftësi të kufizuara. Të gjitha dhomat janë tejet komforte dhe me ballkon, banjë private me dush/vaskë, tharëse flokësh, sistem qëndror klimatizimi i cili punon sipas kushteve klimatike, telefon direkt, qilim në dysheme, mini bar (lëngje dhe birrë, rimbushet çdo ditë), arkë dhe TV satelitor me kanale muzikore, WI-FI internet.

     

     

  • Shërbimi:

    Ultra All Inclusive – bufe e hapur për mëngjes, mëngjes i vonshëm, dreka, bufe dietale dhe bufe për fëmijë, snacks pranë plazhit, darka, ushqim i lehtë në orët e vona. Të gjitha pijet alkoolike dhe jo-alkoolike vendore dhe nga importi, çaj, kafe, akullore gjatë drekës dhe darkës. Me pagesë: shërbimi në dhomë, lëngu i freskët, pemët dhe perimet e freskëta, shampanja e importuar, pijet luksoze të importuara si whisky i vjetër, konjak etj. të gjitha verërat në shishe lokale dhe të importuara. A’la Carte restorant me rezervim paraprak).

     

  • Përmbajtja:

    Restoranti kryesor me bufe të hapur, A’la Carte restorantet – Sahan (kuzhinë Turke), Gondol (kuzhinë Italiane), Bambo Garden (kuzhinë nga lindja e mesme) dhe Deep Sea (ushqim deti), Passticeri, bare përgjatë kompleksit hotelierik me 24 orë shërbim. Me pagesë: mjeku, kujdestare e fëmijëve, larje rrobash dhe pastrim kimik, floktari, qendra e bukurisë, rent a car, telefoni, faksi, internet café, lojëra kompjuterike, qendër tregtare.

     

  • Plazhi:

    Hoteli posedon plazhin privat me rërë, shtretërit, ombrellat e diellit dhe peshqirët janë pa pagesë.

     

  • Sporti dhe Argëtimi:

    Pishinë e jashtme dhe e brendshme për të rritur dhe fëmijë, Aqua Park (9 rrëshqitëse në ujë dhe pishinë me valë) dhe Luna Park (trampolinë, “mery goes round”, karosel), qendra e Fitnesit, banjë Turke, saunë, Jacuzzi, dhomë me avull, teren tenisi, volejboll plazhi, ping-pong janë pa pagesë. Me pagesë: terenet dhe shkolla për tenis me ndriçim, masazhi, bowling, biliardo, sporet ujore, shkolla e zhytjes, salloni i bukurisë dhe SPA qendra.
    Programe argëtuese gjatë ditës, lojëra garuese, show programe në mbrëmje me grupe profesionale. Mini klub për fëmijë dhe Junior klub për tinejxher. Mini klub për fëmijë nga mosha 04 – 12 vjeç.

    RENOVIMI: DIMER 2018/2019

Included/Exclude

Tour Plan

Related Tours

Review Scores

No reviews yet

Add a Comment

Your email address will not be published.

  • Quality
  • Location
  • Amenities
  • Services
  • Price

Booking Tour

Tour Information

Max Guests

10

Min Age

Tour Location

Languages Support