Royal Holiday Palace
Explore Tours
-
Pozita:
Hoteli është i vendosur në regjionin Lara – Kundu, 15km nga aeroporti i Antalisë dhe 17km nga qendra e qytetit.
-
Vendosja:
Hoteli posedon gjithsej 604 dhoma. Dhoma standarde superior (46m², një dhomë gjumi, një banjo, max.3 + 1pax), Dhoma sUIT luksoze (85m², dy dhoma gjumi dhe një dhomë gjumi, dy banjo, një me dush / WC, max.4pax ), Dhoma familjare Duplex (75m², dy krevate dysheme + banjo me dush, në katin e sipërm është krevat francez me banjo me vaskë, nuk ka dyer, si galeri, max.4pax), Dhoma suit (60m², një dhomë gjumi dhe një dhomë gjumi, max .2 + 1pax), Dhoma familjare (60m², dy dhoma gjumi me dyer në mes, një banjo, max.4pax),), King Suit (180m ², në katin e parë dhoma gjumi të prindërve dhe banjo me Jacuzzi, dhomë gjumi në katin e poshtëm për fëmijë, banjo me dush, dhomë të ndjenjes dhe kuzhinë të vogël, max. 4pax) dhe 6 dhoma për mysafirët me aftësi të kufizuara. Të gjitha dhomat kanë banjo private me vaskë, dush dhe tharëse flokësh, sistem qendror me ajër të kondicionuar që punon sipas kushteve atmosferike, telefon direkt, mini bar (ujë, pije freskuese dhe birrë rimbushur çdo ditë), kettle, çaj dhe kafe, arkë, TV satelitor dhe kanale muzikore, lidhje interneti WI-FI, ballkon dhe të gjitha dhomat janë për jo duhanxhinj.
-
Shërbimi:
Ultra all inclusive – bufe e hapur për mëngjes, mëngjes i vonshëm, dreka, darka, ushqim i lehtë në mbrëmje, bufe dietale dhe bufe për fëmijë, ushqim i lehtë në restorant pran plazhit gjatë gjithë ditës, të gjitha pijet alkoolike dhe jo-alkoolike vendore dhe nga importi, Pastiqeri, akullore gjatë ditës. Me pagesë: A’la Carte restorant me rezervim paraprak, pijet luksoze të importuara, shampanja e importuar, lëngjet e frutave dhe perimeve të freskëta, verërat speciale, shërbimi në dhomë, verërat në shishe lokale dhe të importuara.
-
Përmbajtja:
Restoranti kryesor me bufe të hapur, snack bar në plazh dhe pranë pishinës, bare përgjatë kompleksit hotelierik, A’la Carte restorantet – Vapiano (kuzhinë Italiane), Hashi (kuzhina e Lindjes së largët), El Torito (kuzhinë Meksikane), Deep Blue (ushqim deti) dhe Lal restorant (kuzhinë Turke). Me pagesë: mjeku, kujdestare e fëmijëve, larje rrobash dhe pastrim kimik, floktari, telefoni, faksi, qendra e bukurisë, rent a car, internet café, lojëra kompjuterike, qendër tregtare. WI-FI internet në Lobby bar është pa pagesë.
-
Plazhi:
Hoteli posedon plazh privat me rërë dhe guralec, shtretërit, ombrellat e diellit dhe peshqirët në plazh janë pa pagesë.
-
Sporti dhe Argëtimi:
Pishinë e jashtme dhe e brendshme për të rritur dhe fëmijë, Aqua Park me 8 rrëshqitëse uji, fitnes qendra, banjë Turke, saunë, Jacuzzi, banjë me avull, fushë tenisi, volejboll plazhi, basketboll, ping-pong. Me pagesë: sportet ujore, ndriçimi për teren tenisi, bowling, biliardo, SPA qendra dhe salloni i bukurisë, masazha.
Programe argëtuese gjatë ditës, gara në pishinë dhe në plazh me ekipe profesionale, show programe në mbrëmje dhe muzik live disa herë në javë. Mini klub për fëmijë me ekipe speciale argëtuese, Luna Park.