Liberty Hotels Lara
Explore Tours
-
Pozita:
Hoteli është i vendosur në regjionin Lara-Kundu, 15km nga aeroporti i Antalisë dhe 17km nga qendra e qytetit.
-
Vendosja:
Hoteli posedon gjithsej 311 dhoma. 171 Dhoma standarde (23m², max.2+1pax), Dhoma standarde të mëdha (29m², një dhomë e madhe, një banjë, max. 2+2pax), Dhoma Familjare (35-45m²,dy dhoma gjumi me derë ndarëse në mes, një banjo, max.4 pax), Dhoma Duplex Familjare (50m²,në katin e parë janë dy shtretër njësh kurse në katin e sipërm është një shtrat Dopio dhe një banjë, max.4pax) dhe 2 dhoma për përsona me aftësi të kufizuara. Të gjitha dhomat kanë ballkon privat, banjë private me dush, vaskë, tharëse flokësh, sistem qëndror të klimatizimit i cili punon sipas kushteve klimatike, telefon direkt, arkë, mini bar (ujë dhe pije jo alkoolike rrimbushet çdo ditë), set për çaj dhe kafe, TV satelitor dhe kanale muzikore, Internet WI-FI.
-
Shërbimi:
Ultra All Inclusive – bufe e hapur për mëngjes, mëngjes i vonshëm, drekë, të gjitha ushqimet e lehta paradite dhe pasdite, ushqime të lehta në orët e vona, ëmbëlsira dhe akullore gjatë orëve të caktuar të ditës, darkë, caffe, çaj. Të gjitha pijet alkoolike dhe jo-alkoolike vendore dhe standarde, mes orës 10:00-24:00 janë pa pagesë, A’la Carte restorantet – Italian, Turk janë me rezervim paraprak. Me pagesë: të gjitha pijet në shishe dhe pijet nga importi, lëngu i freskët i përtokallit, pijet luksoze të importuara, A’la Carte restoranti i peshkut – Sarpedon, të gjitha pijet në Disco dhe shërbimi në dhomë.
-
Përmbajtja:
Jasmine – restoranti kryesor, A’la Carte restaurant – Patiseria Carmen, A’la Carte restaurant Balbura (kuzhinë Italiane), Sarpedon (ushqim Peshku), Pinara (kuzhinë Turke), Lobby bar, Vitamin bar, Bar në pishinë, në plazh dhe në Disco.
Me pagesë: mjeku, kujdestare e fëmijëve, larja dhe pastrimi i rrobave, telefon, faks, internet, floktar, qendër tregtare. -
Plazhi:
Hoteli posedon plazhin privat me rërë, shtretërit, ombrellat dhe peshqirët për plazh janë pa pagesë.
-
Sporti dhe Argëtimi:
Pishinat e jashtme dhe të brendshme për të rritur dhe fëmijë, Aqua park, banjë Turke, sauna dhe Jacuzzi, qendër fitnesi, 2 fusha tenisi, basketboll, volejboll plazhi, ping-pong, sportet ujore pa motor. Me pagesë: Ndriçimi për terene tenisi, squash, mazasha, mësuesi dhe pajisjet e tenisit, pajisjet për squash, sportet ujore me motor. Programe argëtuese gjatë ditës dhe në mbrëmje me grupe profesionale, programet ndryshohen çdo dy javë, mini klub për fëmijë prej 04-12 vjeq.
RENOVIMI: 2014