Crystal Deluxe

From

Duration

Tour Type

Explore Tours

CRYSTAL DE LUXE RESORT & SPA – 5* – KEMER

POZITA:
Hoteli është i vendosur në qendrën e qytetit Kemer, 56km nga aeroporti i Antalisë.

VENDOSJA:
Hoteli posedon gjithsej 356 dhoma. Standard dhoma (27m²; duket përfshirë 3 dhoma për persona me aftësi të kufizuara, max3pax); dhoma Familjare (40m²; dy dhoma gjumi dhe një banjë me derë ndarëse, max4pax); Pasha Suita (55m², një dhomë gjumi dhe një dhomë e ditës, banjë me Jacuzzi, LCD TV dhe DVD player, max5pax); Sultan suita, 75m² (dy dhoma gjumi dhe një dhomë e ditës, dy banja, një me Jacuzzi një tjetër me vaskë/dush, LCD TV dhe DVD player). Të gjitha dhomat janë me banjë private me vaskë/dush dhe tharëse flokësh, sistem qëndror klimatizimi, telefon direkt, mini bar (lëngje, rimbushet çdo ditë), arkë, qilim në dysheme, TV satelitor me kanale muzikore, internet me kërkesë, ballkon. WI-FI internet pa pagesë.

SHËRBIMI:
Ultimate All Inclusive – 24 orë ushqim dhe pije, paloma freskuese në të arritur dhe pije tradicionale Turke – “sherbet”, mëngjesi, mëngjes i vonshëm, dreka dhe darka, bufe dietale, bufe speciale për fëmijë, restorant me ushqim të lehtë gjatë ditës, A’la Carte restorantet në mbrëmje( fëmijët nën moshen 7 vjecare nuk ju lejohet hyrja) dhe njëherë gjatë qendrimit, akullore.Shërbimi në Lagoon bar nga 14:00 – 16:30, pasdite ëmbëlsira, çaj dhe kafe,mini bar (të rimbushur cdo ditë me pije jo alkoolike dhe uje). Me pagesë: pijet alkoolike premium nga importi, vera speciale dhe internacionale, shërbimi në dhomë, lëngu i freskët, pijet nga importi prej 01:00 – 10:00.

PËRMBAJTJA:
Restoranti kryesor Panorama, A’la Carte restorantet – Meksikan, Turk dhe Italian janë me rezervim paraprak, 7 bare përgjatë kompleksit hotelier, Saphir disko bar. Me pagesë: Mjeku, kujdestar i fëmijëve, larje rrobash dhe pastrim kimik, internet në dhoma, floktari, qendra tregtare, lojërat në kompjuter, rent a car. WI-FI interneti 56Kbp në lobby dhe në kopshtë të hotelit pa pagesë.

PLAZHI:
Hoteli posedon plazhin privat, me guralec, shtretërit, ombrellat, peshqirët për plazh (me depozitë), janë pa pagesë (ka një rrugë ndarëse mes hotelit dhe plazhit).

SPORTI DHE ARGËTIMI:
Pishinë e jashtme dhe e brendshme për të rritur dhe fëmijë, Aqua Park, tereni për tenis, volejboll, basketboll, volejboll plazhi, ping-pong, gjimnastikë, qendër fitnesi, Banjë Turke, sauna, dhomë me avull, Jacuzzi, sportet ujore pa motor janë pa pagesë. Me pagesë: Masazhi, SPA qendra, SPA pishina, sportet ujore me motor, ndriçimi për tenis, birilat, biliardo.Programe argëtuese me ekipe profesionale gjatë ditës dhe show programe në mbrëmje. Mini klub për fëmijë nga 04 – 12 vjet, me programe ditore, gara dhe në mbrëmje Mini Disko.

RENOVIMI: 2014

www.crystalhotels.com.tr

Included/Exclude

Tour Plan

Related Tours

Review Scores

No reviews yet

Add a Comment

Your email address will not be published.

  • Quality
  • Location
  • Amenities
  • Services
  • Price

Booking Tour

Tour Information

Max Guests

10

Min Age

Tour Location

Languages Support